Bjellorusi/Lukashenko gjen 'armiqtë' që shkaktuan krizën politike...akuzon SHBA dhe BE-në

22 Gusht 2020, 14:34| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 16:10

  • Share

Teksa në Bjellorusi opozita po vazhdon të mbajë protestojë kundër zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, Presidenti Lukashenko duke se e ka gjetur ‘armikun’ e rradhës…Ai ka akuzuar për krizën SHBA teksa ka deklaruar se Europa po i mbështet

"SHBA po planifikon dhe drejton gjithçka, dhe europianët po luajnë lojën e tyre," tha ai- duke shtuar se "Ata duhet të kujdesen së pari për punët e tyre”.

Të enjten SHBA-ja i quajti zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 9 gusht si "jo të lira" dhe i kërkoi autoriteteve që të fillojnë dialogun me opozitën kurse BE-ja është duke përgatitur sanksione, ndërkohë që autoritetet bjelloruse vazhdojnë të kërcënojnë protestuesit me kallëzime penale në përpjekje për të penguar protesta masive popullore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, policia deri më tani ka bërë 6.700 arrestime, ndërsa qindra njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve, të cilat gjithashtu u morën jetën e tre demonstruesve.

Ora 16:10
Kriza në Bjellorusi/Lukashenko urdhëron 'masa më të ashpra' për të mbrojtur kufijtë e vendit

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Paraqitja e tij sot, në një terren ushtarak në afërsi të qytewtit Hrodno, është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Gjithçka është e qartë”, citohet të ketë thënë Lukashenko për median shtetërore Belta -“Siç e kemi pritur, gjithçka po shkon sipas planit për një revolucion me ngjyra që dëshiron të nxisë situatë në politikën tonë të brendshme”.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk njeh rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, për shkak të parregullsive.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?