Kronikë

Bjeshkët e Mirditës 5 ditë në flakë, digjen 560 hektarë pyje! Flakët përparojnë drejt fshatrave të Fanit, në ndihmë helikopteri Cougar i Ushtrisë

2 Shtator 2024, 13:55| Përditesimi: 2 Shtator 2024, 15:46

  • Share

Lezhe- Prej 5 ditësh po digjen bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, ndwrsa sot zjarri i përmasave të mëdha po i afrohet zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe stanet e bagëtive. Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi tha se deri tani janë djegur 560 hektarë me pyje.

Ne terren ndodhen 40 zjarrfikës të Mirditës me 4 automjete. Ne ndihme te tyre jane 60 forca te ushtrise dhe 3 zjarrfikëse nga Tirana. Forcat ne terren jane përqëndruar prane banesave ne fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njesise administrative Fan, ndërsa flaket e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe në Lajthizë të Oroshit.

“Situata është shumë kritike për shkak të terrenit të thyer dhe masivit të madh pyjor. Vatra e zjarrit është shumë e madhe, afërsisht janë 560 hektarë pyje të përshkuara nga zjarri. Mjeti nga ajri dyshoj se mund ta shuajë, por së paku të ruajë perimentin e fshatrave. Me mjete zjarrfikëse jemi përpjekur të ruajmë rrugët, korridoret, që të mos afrohen në banesa. Zjarrfikëset dhe punëtorët e bashkisë 24 orë non stop janë këtu për ta ruajtur sepse drurët e djegura bien poshtë. Pjesa lart e bjeshkëve përshkon barin e thatë. Atje jemi përpjekur të ruajmë stanet e bagëtitë”, tha Albert Melyshi, kryetar i bashkisë Mirditë.

Mesditen e së hënës (2 shtator) ka mbërritur helikopteri Cougar i Ushtrisë, por pa arritur të izolojë vatrën e madhe të zjarrit në pyje dhe kullota.

E.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?