Elis Guri

Kronikë

Pjesë e grupit të Bajrajve/ Lirohet ish-kampioni i mundjes, Elis Guri

24 Shtator 2019, 15:12| Përditesimi: 24 Shtator 2019, 20:26

  • Share

Krimet e Rënda kanë ndryshuar masën e sigurisë për ish-kampionin në mundje, Elis Guri, duke e lehtësuar në 'detyrim paraqitje'.

Kjo kërkesë është bërë nga vetë Elis Guri. Ai është arrestuar për akuzën e Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të operacionit 'Vol-vo4' dhe disa muaj qëndroi i izoluar në burg më pas u la në arrest shtëpie. Në muajin korrik 2019 ai ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ndryshimin e masës së së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë që u pranua ditën e sotme.

Operacioni “VOL-VO 4” u zhvillua në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?