BKH kontroll në vilën e partneres së tij, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Ja pse s’e kemi deklaruar

9 Mars 2023, 20:52| Përditesimi: 9 Mars 2023, 20:53

  • Share

1678203609_finalprojekt.00384405.Still019.jpg

Në një intervistë që ka bërë me herët në media, Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz. Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk është bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di dmth. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata”, tha ish ministri.


Lajmi kryesor:

Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?