Aida Hajnaj

BKH nis nga puna më 1 shtator! Selia në një godinë me SPAK, 60 hetues do trajnohen në SHBA

12 Gusht 2020, 21:51| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 21:56

  • Share

TIRANË- Më një shtator nis nga puna byroja kombëtare e hetimit e cila do të jetë në drejtimin e ish numrit dy të policisë së shtetit Aida Hajnaj.

Report Tv ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj e cila me nisjen e punës do t'i nënshtrohet edhe trajnimit.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të FBI shqiptare, BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në shtetet e bashkuara të amerikës.

Report Tv ka mësuar se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?