Foto ilustruese

BKH 'peng' i përgjigjeve nga ILDKPI e DSIK, SPAK pret të dhënat për 37 'agjentë'

1 Shkurt 2021, 14:43| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 14:50

  • Share

37 kandidatët në garë për t’u bërë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mbeten në ankth pasi Inspektorati i Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Informacionit të klasifikuar s’kanë depozituar përgjigjet në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK.

Shpallja e listët fituese e nisja nga puna për agjentët e FBI shqiptare ishte planifikuar në fillim shkurt por kjo s’ka ndodhur ende, pasi nuk ka përgjigje nëse justifikojnë pasuritë dhe nëse dikush prej garuesve ka kontakte me botën e krimit.

Aktualisht janë administruar përgjigjet e makinës së të vërtetës ndërsa nga 39 të kualifikuarit për fazën finale, Report Tv mëson se 2 janë skualifikuar nga kjo fazë.

Kujtojmë se me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për  kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kjo procedurë e verifikimit të pasurisë do të marrë kohë, sidomos për ata që në gjendjen civile rezultojnë se aktualisht bashkëjetojnë me një person tjetër. Në këtë rast do të bëhet verifikimi i pasurive për prindërit e kandidatit, prindërit e bashkëjetuesit, i biri ose e bija të ndarë nga prindërit, bashkëjetuesi, motra e vëllezër. Ata duhet të japin të dhëna për llogaritë bankare, pasurive të luajtshme e të paluajtshme. Gjithashtu ata do të japin një autorizim me shkrim për të dhënë pëlqimin që të kalojnë në sitë pasuritë e tyre.

Të përzgjedhurit do të trajnohen për 30-60 ditë në SHBA për të qenë agjentët e parë shqiptarë që do jenë në SPAK.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 01/02/2021 17:06

    Pse kshu, Gent Caka i mori akoma pa bere kerkesen, edhe ktu me hater

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?