'Black is King', Beyonce sjell albumin e ri me një mesazh universal

1 Gusht 2020, 16:11| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 16:26

  • Share

“Black is King” është albumi vizual më i ri i këngëtares Beyonce. Albumi është vazhdim i atij të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”, i cili është realizuar përgjatë këtij viti. Ky projekt është shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga vetë fituesja e disa çmimeve Grammy. I realizuar si një film prej 85 minutash,  Beyonce sjell pamje të mahnitshme nga New York, Los Angeles, Afrikën e Jugut, Afrikën Perëndimore, Londër dhe Belgjikë përmes këngëve e kërcimeve.

Ajo shpreh një mesazh universal përmes minutave, duke treguar se të gjithë njerëzit janë të barabartë pavarësisht ngjyrës së lëkurës dhe se askush nuk duhet të diskriminohet se vetëm është ndryshe nga të tjerët. Ky projekt është realizuar pas shumë rasteve diskriminuesve ndaj njerëzve me ngjyrë, ku në rastet më ekstreme ka sjellë edhe humbje jete. Beyonce e publikoi fillimisht trajlerin e albumit në Youtube më 19 Korrik, video e cila ka marrë miliona klikime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?