Lifestyle

'Blackout' prej disa orësh, bien Facebook, Instagram dhe WhatsApp! Rikthehen pas disa orësh, Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë

4 Tetor, 17:53| Përditesimi: 5 Tetor, 07:06

Platformat e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp, kanë rënë këtë të hënë së funksionuari duke krijuar vështirësi për miliona përdorues. Probleme raportohen në të gjithë botën, e po ashtu edhe për përdoruesit në Shqipëri. Në faqen doëndetector.com, e cila raporton joefikasitetet e platformave të internetit, probleme janë raportuar duke filluar nga rreth orës 17:30.

Përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në aplikacione, por edhe lidhjen me serverin dhe ngarkimin e përmbajtjes. 

Menaxheri i komunikimit të Facebook, shkruan në Tëitter se po punohet për të rivendosur sistemin.

"Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona dhe produktet tona. Ne po punojmë për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim", shkruan ai.

U deshën më shumë se 6 orë që platformat sociale të rikthehen, dhe kanë pësuar një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh

Ora 00:04
Patën 'blackout' për 7 orë, rrjetet sociale i rikthehen pjesërisht normalitetit

 

Një rënie e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe What's up  ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 17:30. Përdoruesit raportuan probleme me hyrjet e llogarive, por edhe në  lidhjet me serverin dhe ngarkimin e përmbajtjes. Tre aplikacionet, janë të gjitha në pronësi të Facebook me CEO Mark Zuckerberg, të cilat funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët. Applikacionet janë rikthyer pjesërisht në normalitet pas 7 orësh, me një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh. Ky rast pavarësisht se i përsëritur, ka shënuar herën e parë në histori për bllokim të rrjetit në më shumë se 7 orë.

Ora 21:15
Facebook në 'blackout', gjiganti i mediave sociale ra pas akuzave të rënda të një ish-punonjëse

Prej gati 3 orësh, Facbook dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp kanë ndërprerë shërbimin për përdoruesit, e duket se kjo rënie vjen teksa gjiganti po përballet me një tjetër krizë. Një nga punonjëset e kompanisë ka hedhur akuza të rënda, teksa ka thënë se Facebook ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.

Francis Hogen tha se dispononte prova që tregojnë se platforma “tradhtoi demokracinë”. Sipas saj, Mark Zuckerberg e dinte mirë që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzonin në platformat e tij, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.

“Ajo që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte një konflikt interesi midis asaj që është e mirë për publikun dhe asaj që është e mirë për Facebook. Facebook ka zgjedhur vazhdimisht t’i shërbejë interesave të veta, të tilla si të fitosh më shumë para. Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën”, tha Hogen.

J.SH.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cuko: 04/10/2021 16:29

    Erdhi koha te hani perseri bar Beeeeee..eeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?