Blake Lively and Taylor Swift

VIP & Spektakël

Blake vs Swift? Aktorja kërkon urdhër mbrojtjeje për ta mbajtur Taylor Swift jashtë betejës ligjore me Justin Baldoni

15 Qershor, 20:46| Përditesimi: 15 Qershor, 21:14

  • Share

Blake Lively po përpiqet të mbrojë ish-miken e saj Taylor Swift, ndërsa padia e saj për ngacmim seksual kundër Justin Baldoni vazhdon të zvarritet në gjykatë.

Ylli i “Gossip Girl”, 37 vjeçe, i ka kërkuar gjyqtarit një urdhër mbrojtjeje për të ndaluar avokatin e Baldonit nga “kërkesat e vazhdueshme” për të marrë komunikimet e saj private me Taylor Swift, sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail.

Në një letër të depozituar të premten, avokatët e Lively akuzojnë Baldonin i cili e ka humbur padinë 400 milionë dollarëshe për shpifje ndaj Lively, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds, publicistes së saj dhe “New York Times” se ka refuzuar të dorëzojë dokumentet që pretendoi publikisht se kishte marrë, si pjesë e marrëveshjes për të tërhequr thirrjet gjyqësore ndaj Swift dhe përfaqësuesve të saj ligjorë.

Avokatja Esra Hudson tha se Baldoni po përdor një “taktikë” për ta bërë Taylor Swift dhe bazën e saj të fansave pjesë të strategjisë mediatike kundër Lively.

Përfaqësuesit e Baldonit dhe Swift nuk janë prononcuar për mediat.

Letra u dorëzua pak ditë pasi disa llogari në rrjetet sociale që mbështesin Baldonin pohuan se Swift kishte fshirë së fundmi postime me Blake Lively nga Instagrami diçka që fansat e këngëtares e rrëzuan shpejt, duke treguar se postimet ishin fshirë që në vitin 2017 gjatë promovimit të albumit Reputation.

Avokatët e Lively theksuan gjithashtu se ajo “kërkon me respekt të përjashtohet nga detyrimi për të prodhuar dokumente” që lidhen me komunikimet e saj me Swift, të kërkuara nga aktori i “Jane the Virgin”.

Një zëdhënës i Lively shtoi:

“Justin Baldoni dhe pala e tij vazhdojnë të kërkojnë qasje në komunikimet private të Taylor Swift  edhe pse e kanë tërhequr thirrjen pasi pretenduan se i kishin marrë të gjitha informacionet që u nevojiteshin.”

Sipas dokumenteve gjyqësore:

“Që në gusht 2024, firma e krizave mediatike që drejtohej nga Melissa Nathan e përfshiu Swift në një dokument ‘planifikimi skenarësh’, ku u theksua se duhej marrë jashtëzakonisht seriozisht baza e saj e fansave (‘TS fanbase’).”

Avokatët përfunduan se përpjekjet për ta përfshirë Swift në këtë çështje janë një “shpalosje publike e një rrëmuje të përmasave epike”, që synon të tërheqë vëmendjen nga fakti që paditë e Baldonit ndaj Lively, Reynolds dhe të tjerëve janë hedhur poshtë në tërësi.

Ndërkohë, këtë javë Blake Lively ka thirrur në gjykatë edhe Scooter Braun armikun e dikurshëm të Taylor Swift. Ai dhe kompania e tij K-Pop, HYBE, janë thirrur për të dorëzuar dokumente që lidhen me Melissa Nathan dhe punën që ajo ka bërë për Baldonin.

Braun është i njohur për përplasjen e bujshme me Taylor Swift, pasi bleu master-at origjinalë të projekteve të saj të para muzikore, pa i dhënë asaj mundësinë t’i blinte vetë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?