Edi Rama dhe Bledi Cuci

Bledi Çuçi dhe ruralët që merren me familjen e tij

17 Dhjetor 2020, 11:48| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 11:51

  • Share

Une nuk e di nese Bledi Cuci do jete ministri i Brendshem qe do reformoje Policine e Shtetit, por aty tek bujqesia dic beri.

Une nuk e di nese Bledi Cuci eshte i korruptuar dhe i kapur, por deri me sot nuk  kam degjuar asnje akuze, serioze, apo thjesht tymuese.

Une nuk e di pse Bledi Cuci e pranon postin edhe kur trajtohet jo si qenie me intelekt qe i duhet marre mendimi, por si objekt, megjithate duket e sigurte se ai nuk e ka qyrkun e arrogances apo militarizmit.

Une nuk e di nese emerimi i tij eshte nje nder nostalgjik i kryeministrit, por eshte budallek ta mendosh se nje tip si Cuci do te donte vete te ulej ne karrigen e ministrit te Brendshem, qe me shume ngjan me karrigen elektrike politike per te emeruarit.

Une nuk e di pse Rama vendosi te emeroje Cucin (sa rezonon me rrefimet e Lasgush Poradecit! Shaka), por ne gjithe emrat e perfolur, Cuci ishte me i paperfoluri.

Une nuk e di nese Rama, si nje mendimtar diabolik ka menduar me emerimin te ndryshoje kahjen e akuzave, por di se disi ia ka arritur, kurthi funksionoi, ne thep te pushkes nuk eshte abuzimi i policise me forcen, por bashkeshortja e ministrit te ri.

Une nuk e di si e perballon Cuci gjithe kete sulm familjar, por di me siguri se reagimet ne politike, ne media e ne rrjete sociale duke iu ndersyer familjes se tij, jane tipike te njerezve rurale, arkaike, dogmatike, kanunore, me prapambetjen ciftezuar me injorance.

Eshte gjithcka kaq e peshtire, e neveritshme, antihumane dhe tipikisht e dhunshme e kunder dinjitetit te gruas.

Eshte nje det me mut qe mendojne se e hedhin mbi Ramen e Cucin, por qe ne fakt sperkat cdo shqiptar kudo qe ndodhet.

Sic edhe e ka nenvizuar me shume se nje here doktor Berisha, familja eshte e paprekshme, por me sa duket edhe ky cak eshte tejkaluar ne luften politike. Uroj qe kjo furtune antinjerezore te jete e porositur, qofte edhe inerciale.

Do ishte me e pranueshme, se sa qendrimet dhe mendimet e shume shqiptareve ne moshe te re, te ishin ngurtesuar nen mjegullen e mesjetes.

PS: Nuk e di pse kam nje mendim te forte se Lul Basha nuk ka aspak te beje me gjithe kete harbim testosteroni. Bashes mund t’i numerosh shume gjera, vetem arkaik, i prapambetur e kanunor nuk mund t’i thuash.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Henri: 17/12/2020 21:01

    Shkrimi eshte shuuuume i mire. Autori nuk di shume gjera. Vecse dy: qe Edi dhe Bledi nuk jane per tu kritikuar dhe kushdo qe mendon ndryshe eshte rural.

    Përgjigju
    • Myzeqari: 18/12/2020 15:36

      Fati i keq i shqiptareve qe SALEHU eshte verior. Ndryshe do te vleresoheshin ruralet sikur SALEHU te ishte psh nga Fieri...

  • Asqeriu: 17/12/2020 13:00

    Eshte turp qe ju te publikoni shkrime te tilla keni rene ne te njejtin vend me ruralet madje akoma me keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?