Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Bledi Lumani: D.m.th këta që ankohen se i trodhi Lulzim Basha këto 9 vite, tani do sfidojnë Ramën!

4 Korrik 2022, 11:33| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 11:36

  • Share

Po dëgjoja Oerd Bylykbashin dje, që me qetësinë më të madhe, deklaronte se opozita e vërtetë në Shqipëri do të fillojë më 7 korrik, pasi këto 9 vite ishte marrë peng nga Lulzim Basha.

Bylykbashi, një drej drejtuesve më të lartë të PD-së së Bashës, pohonte si pa të keq se Lulzim Basha nuk i kishte lejuar të bënin opozitë, sepse ishte i shitur.

Është një argument që po e përdorin të gjithë në PD këto kohët e fundit, duke thënë se tashmë që u rikthye Sali Berisha në krye të PD, kemi një opozitë të vërtetë.

Do të kishte sens, nëse këtë e thotë dikush i jashtëm p.sh, por kur e dëgjon nga goja e drejtuesve më të lartë të PD-së së Bashës, kupton se ose këta janë idiotë politik që përdorin këtë argument, ose mendojnë se njerëzit janë budallenj dhe e besojnë vërtetë këtë gjë.

Po ja e marrim si të mirëqenë se Basha ka qenë i “kapur” nga Rama dhe përdorej nga ky i fundit për të dëmtuar opozitën, po Oerdin e të tjerët çfarë i ka penguar gjithë këto vite të bënin opozitë, se me këtë që thonë, i bie që për 9 vjet me radhë kanë bërë sikur bënin opozitë, duke u talluar kështu me ata që i kanë votuar.

Vallë Lulzim Basha e urdhëroi Flamur Nokën fjala vjen, që sot është numri dy i PD-së së Berishës, të shkonte e të prishte protestën e qytetarëve tek trau në “Rrugën e Kombit”?

Lulzim Basha e ka fajin, që këta edhe sot e kësaj dite, nuk përmendin dot asnjë oligark me emër e mbiemër, të cilët përfitojnë jo vetëm të gjitha tenderat e Qeverisë, por po pasurohen në kohë krize edhe nëpërmjet Bordeve qeveritare?

Lulzim Basha e ka fajin, që këta shkojnë e votojnë në Kuvend, kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për investimet strategjike, duke marrë urdhër me SMS nga Doktori të tërheqin firmat?

Po pse, Lulzim Basha e ka fajin, që këta më duart e tyre i mbushnin kutitë kur rizgjidhej kryetar i PD-së, siç dhe e ka pohuar vetë me gojën e tij Edi Paloka?

Nëse do të ishte kaq i keq, pse bënë kamikazin duke u përdorur nga ai për vite me radhë, jo vetëm për ta mbajtur në krye të PD, ndërsa ai spastronte partinë nga kundërshtarët e vet, por dhe duke e ndjekur në marrëzira të tilla si djegia e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve? Apo i rrihte Luli dhe këta kishin frikë të reagonin?

Po mirë, si do të mund të sfidojnë Edi Ramën dhe ta rrëzojnë më 7 korrik, siç po mburren me të madhe, kur këta thonë se i ka tredhur për 9 vite me radhë Lulzim Basha?

Nëse këta rrinin sus para Lulit, ku do e gjejnë guximin të përballen me Edi Ramën? Apo tek plaku “non grata”, që thotë se Rama është tmerruar e do marrë rrugët më 7 korrik?

Se jo për gjë, po këto kohë po ua “dredh” dhe Like Meta!

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luigji: 04/07/2022 21:22

    Fjale qe si luan topi,po kujt ja thua kete te vertete, atyre qe here perdoren nga berisha nepermes hibridit "hollandez",e pastaj direkt nga "shpetimtari"edhe gomarin ta ngarkosh e ta shkarkosh si mbas qefit here me hile e here me dhune do e hidhte barren,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?