Bledi Lumani: T’ua japim edhe një tjetër mundësi, këtyre dashnorëve të votës së lirë!

19 Qershor 2019, 16:28| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 16:31

  • Share

Le ta marrim të mirëqenë se Edi Rama është hajdut dhe ka vjedhur zgjedhjet jo vetëm në Durrës e Dibër, por në gjithë vendin, dhe e mban pushtetin me vota të vjedhura.

Le ta marrim të mirëqenë se ai nuk bën dot zgjedhje të lira, pasi i vjedh.

Le ta marrim të mirëqenë se ka vënë në dispozicion gjithë shtetin, për të vjedhur zgjedhjet.

Le t’i marrim të mirëqena dhe gjithë akuzat e tjera ndaj tij, që nga aferat korruptive, tek krijimi i një narkoshteti, dhe ta përzëmë si kryeministër.

Dhe pastaj, le të krijohet kjo qeveria e bekuar e tranzicionit, që do na nxirrte në dritë dhe do na bënte zgjedhje të lira.

Le t’ua japim një tjetër mundësi, këtyre që iu vë vënë flakën shkollave, në emër të demokracisë dhe votës së lirë!

T’ua japim një tjetër mundësi, këtyre që shkonin me çanta me lekët e të vdekurve të Gërdecit, që pasi i vranë, iu blenë edhe votën, për të thënë se shiko, fituam edhe këtu, se kanë ndryshuar!

T’ua japim një tjetër mundësi, se këtë radhë nuk do vrasin ndonjë tjetër andej nga Laçi apo Lezha, pasi tani PD e LSI janë bashkë e nuk ka nevojë për viktima!

T’ua japim një tjetër mundësi, pasi këtë radhë Ilir Metën e kemi në Presidencë, dhe nuk ka pse iu jep tufa me lekë militantëve të LSI-së, që përlesheshin për votën e lirë!

T’ua japim edhe një tjetër mundësi, se këtë radhë Sokol Olldashi nuk është më gjallë dhe Ed Selamin s’e kanë më nëpër këmbë, dhe nuk do i vjedhin zgjedhjet, ashtu siç iu vodhën votat për kryetar partie!

T’ua japim edhe një tjetër mundësi, pasi Doktori dashnor i votës së lirë i 96-s, tani është në pension dhe nuk i prek më zgjedhjet.

Shkurt, t’ua japim edhe një tjetër mundësi, pasi tani janë të pastër qelibar, apo siç thosh Doktori kur erdhi në pushtet, “me duar të pastra”, jo si ky qelbësira Edi Rama, që iu mori shpirtin duke blerë e vjedhur çfarë i del para.

Këta janë ndryshe nga Rama, as vjedhin, as vrasin, as korruptohen, as lejojnë parcelat me hashash dhe trafikun e drogës, dhe natyrisht, as blejnë e shesin vota!

Ndaj Ramë, hiqu tutje dhe liroju vendin, të shpëtojmë njëherë e mirë!

Komento

Komente

  • Blerina: 04/03/2020 12:44

    sepse kam humbur besimin te presidenti ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?