Tomor Alizoti

Opinion

Bledi Lumani: U bëtë dhe ju brekëgrisur…

5 Maj, 12:21| Përditesimi: 5 Maj, 12:23

  • Share

Ka një përpjekje, herë pas here, nga politikanë të Partisë Demokratike, që duan të shfaqen si elitistë, njerëz aristrokatë, që e shohin me përçim jo vetëm kundërshtarin, por edhe vetë popullin.

Një prej këtyre është Tomor Alizoti.

Gjatë replikave më kryeministrin Edi Rama, pasi ky e fundit e quajti çyryk për deklaratën e tij se do i hanë të gjallë kundërshtarët socialistë, Alizoti përdori një term shumë më fyes, që i drejtohej Ramës, por që në fakt ka të bëjë më shtresën shoqërore, të cilës Alizoti i referohej dhe që sipas tij, i përket edhe kryeministri: “gjysmëopingë”.

Për ata që ndoshta nuk e kuptojnë, se tashmë është një term i harruar nga koha, me gjysmëopingën indentifikohej një njeri shumë i varfër, që nuk kishte as opinga në këmbë (lloj këpuce), dhe zakonisht këta njerëz iu shërbenin bejlerëve.

Në Shqipërinë e varfër, këta kanë qenë shumicë.

Dhe nga këta, pra nga i varfëri, i pamunduri, njeriu hallexhi, që lufton çdo ditë për t’i mbijetuar jo vetëm varfërisë, por dhe padrejtësisë së shfrytëzimit nga bejlerët e kohës së sotme, se për fat ajo e gjysmëopingës ka marrë fund, aristrokatët si puna e Alizotit, kanë neveri.

Dhe e shprehin fare hapur këtë përçmim që kanë për shtresën më nevojtare të popullsisë, me një krenari gati idiote, duke thënë se ne nuk jemi si ju, të varfër e të shtypur, por jemi në majë dhe shkëlqejmë nga pasuria dhe dija.

Dhe se ka ardhur koha që të hakmerren ndaj gjysmëopingës, siç u hakmorrën ata ndaj këtyre, duke i rrëzuar nga pushteti.

Nuk kanë asnjë dallim nga ideologjia komuniste e atëhershme!

Ata krenoheshin se morën pushtetin me gjysmëopingat.

Këta betohen se do i hanë të gjallë gjysmëopingat!    

Tani nxirruni dhe organin gjenital popullit, si ai zëdhënësi i Doktorit, dhe jeni në rregull!/Tema

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: