Bledi Mane

VIP & Spektakël

Bledi Mane rrezikon eliminimin, acarohet me Kristin dhe përdor fjalor banal: Po po, ka** në p**

4 Prill 2023, 13:30| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:32

  • Share

Big Brotheri u dha mundësinë banoreve që të rrisin vlerën e çmimit të madh duke bërë xhiro rreth pishinës. Për çdo xhiro çmimi do të rritej me 50 euro.

Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët.

Mirëpo Kristi ka zgjedhur të heqë dorë nga sfida gjë që i ka revoltuar banorët, mes tyre edhe Bledi Manen i cili ka shpërthyer. 

Gjatë momentit që Kristi u largua nga sfida, në sfond u dëgjua zëri i Bledi Manes i cili tha një fjalë të pisët duke thyer kështu një ndër rregullat e shtëpisë së “Big Brother VIP”,atë të mospërdorimit të një fjalori jo te përshtatshëm.

“Po, po ka** në p**”, është fjala e përdorur nga gazetari dhe videoja është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ndjekësit tashmë  janë kurioz të dijnë nëse Vëllai  i Madh do të dërgojë në shtëpi një zarf të zi për Bledin.

Nga ana tjetër, banorët arritën që të fitojnë vetëm 400 euro nga provë që iu dha Vëllai i Madh.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?