Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Teutës

Sport

Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i Teutës

3 Qershor 2018, 19:33| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 20:09

  • Share

Pas përfundimit të aventurës me ekipin e Lirisë, Bledi Shkëmbi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin shqiptar. Gjatë sezonit 2000-2001 dhe në vitin 2007, Shkëmbi luante për fanellën e Teutës, ndërsa në këtë moment ka marrë drejtimin e këtij ekipi. 

Zyrtarizimi është bërë publik disa minuta më parë nga ana e “Supersport”, që mbyll kështu “telenovelën” e kësaj figure të njohur për futbollin shqiptar.

Tashmë interesi është i madh, nëse ish-kapiteni i Skënderbeut do të tregojë të njëjtën nivel në stolin e durrsakëve, ashtu siç e ka treguar në fushën e lojës si futbollist. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?