GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e dosjes për veprën prenale 'goditje për shkak të detyrës' marrë pas seancës së 30 tetorit 2023 kur Bledion Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.
Më herët SPAK kishte bërë një kërkesë në GJKKO ku argumenton se nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e shtetasit Bledion Nallbati, apo qoftë nga ana e shtetasit Vullnet Sina. Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posacme më 16 shtator.
Bëhet fjalë për seancën e 30 tetorit 2023, një nga seancat kur opozita vijonte kaosin ndërsa Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, ishte me 'detyrim me paraqitje'