Blegtorët e Gjirokastrës dhe Sarandës protestuan pranë Urës se Kardhiqit kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe institucione e të tjera që kanë për detyrë kontrollin e prodhimit blegtoral dhe kompanive të perpunimit. Ata thane se fabrikat dhe baxhot kanë paracaktuar një çmim tejet të ulët për qumëshin. Sipas tyre, një litër qumësht shitet me 120 lek, ç’ka nuk justifikon shpenzimet as mundin e tyre.
“Rrugëzgjidhje s’kemi marrë se ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj nuk vjen asnjëherë këtu (Gjirokastër). Kemi dalë edhe vjet në protestë dhe sivjet e njëjta situatë. Baxhot ka një muaj që vijnë e marrim qumështin por çmimin nuk na e thoshin. Dje doli çmimi i qumështit dhe është caktuar 120 lek për litër. Kjo është tallje me mundin tonë. Sepse ata (baxhot) e shesin djathin me 1400 lek për kg, ndërsa qumështin e blejne tek ne me 120 lek për litër.
Sot në protestë janë vetëm 30 për qind e çobanëve, sepse të tjerët nuk vijnë dot se s’kanë ku lënë bagëtitë, por të prekur nga kjo situatë jemi të gjithë. Ne kërkojmë që të bëjnë balancën e çmimeve! Si ka mundësi që 1 kg djathë kushton 1400 lek te reja dhe qumështi është me 120 lek të reja për litër?
Edhe për subvecionet kemi ankesa sepse bëjmë aplikimet dhe na thonë s’ke fituar se ke 9 lopë e jo 10. Kjo është padrejtësi, çobanët janë të gjithë të zhgënjyer. Na diskriminojnë se jemi çobanë. Nuk do t’ia dijë njeri për ne. Shteti duhet ta formalizojë sektorin e blegtorise”, tha një blegtor.
“Qingjat vijnë nga jashtë, kalojnë në Kakavijë pafund dhe ndaj ka rënë pazari për mishin e qingjit. Shteti nuk i shikon këto gjëra që nuk merr masa?! Shkoni në dyqane, s’keni mish vendi, vetëm të jashtëm.
Unë kam 500 krerë dhe punojmë familjarisht por dalim me humbje, se tregtari e kasapi e merr me sa i do qejfi. Çmimi i mishit të qingjit është me 600 lek të reja për kilogram (peshë e gjallë). Ne shteti nuk na mbron, kërkojmë takim sa më parë me Ministren e Bujqësisë”, shrepehet një tjeter blegtor ne protestë.
Unë jam 76 vjeç dhe me vështirësi shkoj me bagëti, në shi e të ftohtë. Çdo vit bëjmë demonstrata por asnjë masë nuk merret.
Me kërkesat për: Kontratat e reja të kullotave; Vendosjen e çmimit dysheme për mishin dhe qumështin dhe kontrollin e tregjeve e baxhove, u mbyll demonstrata e sotme, por blegtorët e Jugut thanë se do të përshkallëzojnë protestat nëse zëri i tyre nuk dëgjohet nga Ministria e Bujqësisë.
Komente
