Blegtori nga Bulqiza me 350 krerë bagëti: Po falimentoj! AZHBR-ja të më ndihmojë për stalla dhe baxho

5 Shkurt 2023, 18:08| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 19:09

  • Share

Rritja e mbarështimi i bagëtive të imta është traditë e familjes Kika në fshatin Valikardhë të Bulqizës. Bari Kika, pasi provoi emigrimin në Greqi, u rikthye 15 vite, më parë për të investuar në fshatin e lindjes. Sot numëron 350 krerë, por kushtet lënë për të dëshiruar.

“Ka rreth 15 vjet që merrem me këtë zanat kam punuar më përpara në Greqi, më pas jam kthyer se e kam pasion blegtorinë. E kam pasion të vjetër, baba e gjyshi e katragjyshi herët janë marrë me këtë punë”.- u shpreh ai.

Dimri është periudha më e vështirë! Për shkak të të ftohtit, bagëtitë dalin më rrallë në kullotë, ndaj blegtori shpenzon për blerjen e bazës ushqimore. Gjatë verës shtegton me tufën drejt lëndinave alpine.

‘Kam 350 kokë bagëti, dhi rrace, vendi. Kohën e dimrit i ushqej me jonxhë, misër edhe kullosin nga pak jashtë. Nuk ia leverdis me e cu qumështin  në baxho se misri është me 600 mijë lek kuintali, qumështin e merr me 500 lek litrin ai (baxhoja). Ndaj dua ta hap vete një mini-baxho, se bagëtitë shkojnë larg dhe s’mundesh me e sjell qumështin poshtë. Bagëtitë lëvizin me stane në vere, dy mijë metra mbi nivelin e detit.’-  shpreh Kika.

Ai punon bashkë me familjen në këtë fermë, por në fund të ditës mundet të shesë vetëm kecat, has vështirësi për të shitur qumështin e bulmetin.

‘Do ngrihesh në mëngjes do t’i ushqesh me jonxhë, pastaj ujë, pastaj në kullotë, duan tre here në ditë ushqim, kam punë gjithë ditën pa ndalim. Pasi heqim kecat, bëjmë mjeljen me dorë të qumështit se s’kemi mundësi me ble makineri. Këto janë kushtet, është punë e vështirë. Ditën e natën, sepse natën kanë procesin e lindjes.  Treg për kecat kam se këtu në këtë zonë jam veç unë s’kanë të tjerët. Për qumështin s’gjej treg.’- tha Kika.

Blegtori nga Valikardhi ka hapur NIPT, por subvecioni që merr nga shteti është i pamjaftueshëm. Përmes Report TV, ai kërkon mbështetje nga AZHBR-ja për të ndërtuar stallë të re dhe baxho.

“Jemi keq për stalla, i mbaj me plasmas dhe në tunelet e partisë së punës, skam mundësi të investoj, se të kem mundësi i shtoj më shumë.  Kërkoj financim për stallë dhe baxho. S’kam aplikuar për fonde se duhen shumë letra, dokumente. Unë kam dëshirë ta trashëgoj tek fëmijët, nëse e zgjeroj aktivitetin. Nëse kam ndihmë nga shteti do t’i shtoj, në të kundërt në vjeshtë do t’i heq.’- tha Kika.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 08/02/2023 13:08

    Per kete person punetor qe ka mbi 350 krere bageti Ministria jo vetem duhet ta ndihmoj por ti heqe kapelen.Njetez punetor qe mbajne blegtorine gjalle eshte detyrim i shtetit te investoj dhe ti perkrah me cdo menyre ,ne radt te kundert bejne veprim kundra shtetit per rritjen ekonomike te tyre dhe vet shtetit

    Përgjigju
  • mond: 06/02/2023 08:22

    Shoku, bravo për punën që bën,por kërkon pak si shumë,kush nuk do baxho dhe stalla? Me 350 dhi je super,misri nuk eshte me 600,ka ne Korçë me 420 sa të duash, qumshi i dhise eshte të pakten me 1000 jo me 500 sa thua, prandaj mos e bëni "pis" punën tuaj të nderuar, mjaft me pesimizëm se nuk ka më kuptim. Bulmeti nuk bie përdhe, kurse mesazhi se po falimenton nuk shkon fare. Respekt për mundin e djersën por dhe duhet dhënë shembulli dhe shpresa për të kuptuar njëherë e mirë se kjo eshte e vetmja rrugë per tu ndjekur.

    Përgjigju
  • Idriz: 06/02/2023 03:46

    Prit edhe cik sa tja jape Rama koncensionin bageti bujqesi Doshit, Frrokut dhe Luces dhe ke me pa hajer.

    Përgjigju
  • Ylli: 05/02/2023 19:15

    Ok Të kuptoj Drejt. Ti do dhe stallë dhe baxho falas. Në rregull. Për stallë ke të drejtë por mere mundimin dhe apliko. Por duhet të keshë të paktën financa sa të fillosh investimin. Sa për baxhon nuk mund të olotsohet dëshira se un mendoj se me aq krerë sa keti nuk mund të bëhet një shpenzim aq i madh. Ti ke mar besoj 360 000 lek të reja në vit subvecion. Besoj se ke disa vite që mer. Kështuqë hiq disa lek nga vetja. 350 keca i ke shit besoj shumzuar nga 25 kg pesh e gjallë mesatarja. Shumzuar me 650 lek të reja kg dhe bëjnë 22750 00 lek të reja përveç qumushtit. Pra fitim ke dhe stallën e bën. Blektoria rinovon veten asnjëherë nuk del me humbje. Jam dakort shteti duhet të rris subvecionin për krerë nga 12 mijë ta çoi të paktën 20 mijë.

    Përgjigju
    • Shqip: 06/02/2023 08:27

      Ylli pa dije e iman po mere qumeshtin 200 leke pra dhe te na roj partia se partia ka leke tjerat per keta spaska a o drite zi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?