Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Blen delet në Greqi, 57-vjeçarit i prishet plani, arrestohet teksa tenton t’i fusë kontrabandë në Shqipëri

6 Shtator 2018, 09:49| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 09:54

  • Share

Sarandë- Plani i një 57-vjeçari shqiptar për të futur kontrabandë nga Greqia 121 krerë bagëti në Shqipëri ka dështuar.

Arqile Mane banues në fshatin Xarë të Sarandës është arrestuar nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë.  Ai dyshohet se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek në fshatin Mursi të Sarandës nëpërmjet kufirit të gjelbër, 121 (njëqind e njëzet e një) krerë bagëti të imta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kontrabandë me mallra të licencuara" parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?