Kastriot Beqiraj, Adriatik Velaj dhe Gjergj Markola

Kronikë

Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksiononte, Apeli i GJKKO lë në burg 6 zyrtarët e Bashkisë Durrës dhe 2 punonjësit e kompanive private! 1 grua në 'arrest shtëpie' e tjetra 'detyrim paraqitje'

24 Nëntor 2021, 14:19| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 14:24

  • Share

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi të njëjtat masa sigurie për 10 personat që akuzohen se abuzuan me tenderin prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit.

Konkretisht janë lënë në burg Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj, Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë. Ndësa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.

Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Rami administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

Në pranga kanë përfunduar 6 zyrtarë e Bashkisë Durrës. Konkretisht Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve”  duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.  Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë. 

SPAK ka nisur  hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?