Stadiumi i finales së Conference League 'Air Albania'

Blenë bileta për të marrë pjesë në finale, tifozë të ndryshëm i shesin në treg të zi! Më shumë se 10-fish në ‘ebay’ dhe rrjete sociale

18 Maj 2022, 15:45| Përditesimi: 18 Maj 2022, 15:50

  • Share

Shitja e biletave për finalen e Conference League në Tiranë ka përfunduar që me datë 10 maj nga UEFA, por në tregun e zi ato kanë ridalë me shifra stratosferike. Në një njoftim vihet re se dikush që nuk është tifoz as i Romës dhe Feyenord ka siguruar dy bileta të kategorisë së 3 në stadiumin Air Albania dhe kërkon t’i shesë 10 fish më shtrenjtë.

Në njoftimin e UEFA çmimet për kategorinë e tretë ishin 45 euro, ndërsa në njoftimin në fjalë shiten për 500 euro. Shpeshherë UEFA ka bërë thirrje për kujdes me biletat që blihen në tregun e zi, pasi janë të falsifikuara.

Ndërkohë në ‘ebay’ mund të gjenden bileta për finalen e Tiranës me çmime të ndryshme, që variojnë nga 605 euro, 705 euro dhe deri në 1.500 euro. Bileta më e lirë sipas ndarjes së UEFA-s ishte 25 euro në kategorinë e katërt, ndërsa më e shtrenjta 125 euro në kategorinë e parë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?