Evi Kokalari dhe Bleona Qereti

VIP & Spektakël

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në gjykatë amerikane për shpifje, kërkon 2 mln $ dëmshpërblim! Aktivistja: Do të më dëmtojë figurën

30 Gusht, 18:59| Përditesimi: 30 Gusht, 20:59

  • Share

Këngëtarja Bleona Qereti, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, më 15 gusht 2025, kundër Evi Kokalarit, duke kërkuar 2 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga shpifjet dhe dezinformatat që, sipas këngëtares, aktivistja shqiptaro-amerikane ka shpërndarë që prej vitit 2022.

Në padinë e depozituar, Bleona akuzon Kokalari për fushatën e vazhdueshme të shpifjeve dhe sulmeve ndaj saj, të cilat kanë për qëllim dëmimin e reputacionit të saj.

Përmes padisë së depozituar nga Studio Avokatore Ëaymaker LLC, këngëtarja pretendon se veprimet e Kokalarit janë të qëllimshme dhe dashakeqe, duke përfshirë publikimin e deklaratave shpifëse në rrjetet sociale dhe media, denigrim të saj në mjediset profesionale dhe përpjekje për bojkotimin e eventeve ku ajo ka marrë pjesë.

“Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik”,- thuhet në deklaratën e bërë për mediat nga artistja.

Nuk ka munguar reagimi publik i aktivistes shqiptaro-amerikane, e cila thotë se me këtë padi, është kengëtarja e cila synon t'i dëmtojë imazhin.

"Deklarata për shtyp që paditësja i ka nisur medias Shqiptare sot, është absurditet sidomos kur zgjedhë copëzat të saj thjeshtë për të dëmtuar figurën time, ndërkohë që për dëmtim figure më akuzon në këtë padi.

Nuk di nëse duhet ta quaj tragjedi sociale këtë fenomen, ku individë të fushës së artit aludojnë se jemi ne të politikës që po ju dëmtojnë reputacionin, apo janë ata që fusin hundët në çështjet dhe marrëdhëniet tona, duke sjellur dëme në relacione politike që janë ndërtuar për të ndihmuar në çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Të përmëndësh emra që janë pjesë e administratës së President Trump, në një padi kaq ordinere, dhe pastaj ta çosh për publikimin në median Shqiptare, është diçka që do ti kthehet paditësit vet si boomerang.

Përtej kësaj, padia ka absurditete dhe gënjeshtra, për të cilën janë gati të dalin dëshmitar individë që janë boll të njohur në Shqipëri. Thjeshtë se ti pretendon diçka në një dokument gjyqi, nuk do të thotë që është e vërtet",- thuhet në reagimin e Kokalarit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmendet trafiku, kush e ka përgjegjësinë?