Bleona Qereti dhe ish-bashkëshorti i saj Gani Bardha

VIP & Spektakël

Bleona Qereti tregon të vërtetën e ndarjes me Ganiun: Ai është prap në jetën time

24 Janar 2019, 15:29| Përditesimi: 24 Janar 2019, 15:33

  • Share

Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare që ka fokusuar gjithë jetën e saj në të bërit karrierë dhe madje është zhvendosur në Amerikë për ta realizuar atë. Në një intervistë për “Syri Kosova”, këngëtarja tregoi për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti Gani Bardha.

Kam folur hapur për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensus, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të,”- është shprehur Bleona.

E pyetur nëse do bashkohej përsëri me të, këngëtarja shqiptare u përgjigj e prerë se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. “Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”,"- përfundon Qereti.

Komento

Komente

  • Kozeta Fecanji: 11/02/2019 10:39

    Pse nuk e thua qe u martove per dokumenta sikur nuk e dinte Ganoja ke do merte per grua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?