Albin Kurti dhe droni bajraktar

Blerja e dronëve nga Kosova, KFOR: Bayraktarët nuk do të mund të përdoren pa autorizimin tonë

17 Korrik 2023, 18:27| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 21:56

  • Share

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti konfirmoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia. Përmes një deklarate për mediat, KFOR thotë se misioni ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KFOR thotë se pret që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese. Se hapësira e poshtme ajrore e Kosovës “mund të përdoret për nevoja specifike” dhe me “autorizim të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it”.

Hapësira e poshtme ajrore nënkupton lartësinë deri në 6.250 metra. Dronët Bayraktar TB-2 fluturojnë kryesisht në lartësi deri në 5.000 metra.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it. Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në komunikatë.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia,të cilat do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?