Narendra Modi dhe Donald Trump

Bota

Blerja e naftës ruse, India reagon pas paralajmërimit të Trump për tarifa doganore më të larta: E pajustifikuar dhe e paarsyeshme

5 Gusht, 12:56| Përditesimi: 5 Gusht, 13:00

  • Share

India e ka cilësuar të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm, kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifa doganore më të larta ndaj mallrave indiane, për shkak të blerjes së naftës ruse nga ky vend.

Në një deklaratë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, tha se SHBA-të e kishin inkurajuar Indinë të importonte gaz rus në fillim të konfliktit, "për forcimin e stabilitetit të tregjeve globale të energjisë", shkruan BBC.

Ai tha se India "filloi të importojë nga Rusia sepse furnizimet tradicionale u devijuan në Evropë pas shpërthimit të konfliktit".

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan paralajmëroi se do të rriste tarifat doganore, duke thënë se Indisë "nuk i intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës".

India është aktualisht ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Ajo është bërë një treg i rëndësishëm eksporti për Moskën pasi disa vende evropiane ndërprenë tregtinë kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Trump nuk specifikoi se cila do të jetë tarifa e re doganore, por ajo vjen vetëm disa ditë pasi ai zbuloi një taksë të madhe prej 25% ndaj Indisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?