Enzo Fernandez (22 vjeç) është blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League. Chelsea pagoi klauzolën e tij të lirimit nga Benfica dhe për 121 milionë euro bëri për vete mesfushorin që spikati me Argjentinën në Kupën e Botës.
I dalë nga moshat e River Plate, gjigantët argjentinas e shitën Fernandez në qershorin e 2022 për vetëm 18 milionë euro, duke mbajtur 25 përqind të kartonit.
Tanimë River Plate sheh shtimin e zerove në llogarinë bankare, kjo nga Fernendez. Në marrëveshjen me Benfican, River Plate mbajti 25 përqind të kartonit për futbollistin, me Benfican që konfirmoi se 30 milionë euro nga shitja e tij te Chelsea do shkojnë te argjentinasit.