Brisida Shehaj, Belind Këlliçi

‘Bleta e tatimeve’ me Belon në kosheren e SHQUP, si e përzuri Monika nga partia pasi i kapi mesazhet me Metën, kapërcimet nga PS, LSI tek PD

6 Shkurt, 14:32| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:41

  • Share

Zakonisht, dy janë arsyet madhore të dëbimit nga Partia Lirisë, ish LSI-ja: Prishja në pazare dhe afrimi më shumë se ç’duhet me Ilir Metën, pronarin e partisë.

Të gjitha zonjat dhe zonjushat e dëbuara nga LSI-ja me urdhër të Monika Kryemadhit, e kanë pësuar për shkak shkeljes së distancës së vendosur nga Mona me Ilir Metën. Ndërsa ish drejtorë, ish deputetë dhe ish ministra janë dëbuar vetëm kur nuk janë treguar korrektë, duke mos plotësuar në kohë tarifën fikse që duhet të dorëzonin tek pronarët e partisë, Meta-Monika.

Stafi dhe rojet e godinës së partisë në ish Bllok nuk janë befasuar aspak vitin e kaluar kur nga Monika Kryemadhi erdhi një urdhër për të mos lejuar t’i afrohej selisë së partisë Brisida Shehajn, ish-drejtoresha e tatimeve të Ramës që rilindi si opozitare me Metën, pasi ky i fundit mbylli mandatin në Presidencë.

Një urdhër nga Monika e kanë marrë edhe disa televizione për të mos pranuar më zonjën Shehaj në studio, pasi nuk përfaqësonte më Partinë e Lirisë (ish-LSI).

Kapërcimi nga PS tek LSI

Brisida Shehaj ka qenë pjesë e strukurave të larta drejtuese të Partisë Socialiste. Rama i besoi postin e drejtores së Tatimeve në vitin 2013 deri në vitin 2016. PD-ja dhe Sali Berishën e kanë akuzuar Brisin për krime të rënda financiare, lidhje nepotike dhe afera në krye të Tatimeve.

Më pas Rama e emëroi Brisin zv/ministre të Ekonomisë dhe kryetare e Task- Forcës për bregdetin.

Bleta e Tatimeve doli nga radari i Ramës kur nisi spostimi i Saimir Tahirit dhe Ditmir Bushatit.

Në vitin 2020, befas Brisi iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë një sinonim i korrupsionit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Meta e vendosi Brisin të fundit në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, numri 36.

Brisi mori 918 vota, një rezultat pozitiv në raport me votat që mori Petrit Vasili, 362 vota.

Megjithatë, Brisi nuk u demotivua. Në konferencat e para për shtyp me logon e partisë së re, Ilir Metaj e gradoi Brisida Shehajn në krye të njësisë antikorrupsion që do të ngrihej dhe do të bënte namin duke denoncuar aferat korruptive të qeverisjes korruptive të Edi Ramës nga Konispoli në Vermosh.

Pas asaj daljeje, Brisida Shehaj doli edhe herë të tjera nga selia e LSI-së me emrin e Partisë së Lirisë, nëpër emisione, studio e panele televizive. Daljet i shoqëronte me fatura të vjetërura mashtrimi me TVSh-në, për të cilat në 2018 ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Groteskja ishte e dyfishtë. Së pari partia e Ilir Metës, simbol i korrupsionit, do të kishte një departament kundër korrupsionit. Së dyti, Shehaj duhej të denonconte edhe aferat e saj në krye të Tatimeve dhe task-forcës për bregdetin.

Por, Brisida Shehaj nuk do ta kishte të gjatë. Pa paralajmërim, Monika e përjashtoi fillimisht nga grupi i WhatsApp i partisë.

Më pas lëshoi urdhrin verbal që ‘bleta e tatimeve’ të mos i afrohej selisë së partisë si dhe informoi linjat e saj mediatike se Shehaj nuk përfaqësonte më Partinë e Lirisë.

Një burim i brendshëm tha se shkak i ‘tërbimit’ të Monikës ishin disa mesazhe me përmbajtje të dyshimtë të Shehajt me Ilir Metën.

Edhe pse Shehaj është e bindur se raporti me Metën ishte brenda korrnizës politike dhe të bashkëpunimit për kauzat e partisë, Monika, e pushtuar nga paranojat, duket se ka parë flirt.

Nga ana tjetër, Meta u përpoq të qetësonte Monikën se Brisin e kishte si vajzën e tij dhe se babain e saj ish-Shefit të Sigurimit të Shtetit, Ibrahim Shehaj, e kishte mik që nga viti 1992.

Megjithatë, Monika ishte e prerë: Brisi nuk duhet të shkelte as në ish Bllok dhe as të kalonte në rrugën e Gjirit të Lalzit.

Brisida Shehaj në kosheren e Belind Këlliçit

Brisida Shehaj nuk u mendua gjatë pasi Monika e dëboi nga LSI-ja, por u afrua me Belind Këlliçin, duke u bërë pjesë e shtabit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës.

Ditët e fushatës nisnin me takime dhe premtime, ndërsa përfundonin me bankete, raki dhe të bardhë.

Belo Ezmeri humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt. Kështu humbi edhe ëndërra e Shehajt për t’u bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Pas një vere depresive, Belo dhe Shehaj gjetën sërish një arsye për t’u bërë bashkë: Për kauzën e inceneratorëve, që kishin nisur Ilir Meta në skenë dhe Arben Ahmetaj në prapaskenë.

Në kuadër të investigimit të thelluar të aferës së inceneratorëve, Belo Ezmeri dhe ‘bleta e tatimeve’ rrinë çdo ditë mbyllur në kosheren e SHQUP-it, duke zbuluar çdo javë fakte të reja për inceneratorët.

Herë pas here, Brisi denoncon edhe koncensione dhe tendera të qeverisë. Ka denoncuar koncensionin e sterilizimit, investimin në Portin e Durrësit, rafinerinë e Ballshit etj.

Vetëm një koncesionin që po hetohet nga SPAK, Brisida Shehaj nuk e ka denoncuar kurrë. Nuk e përmend kurrë. Bëhet fjalë për koncensionin 114 milionë euro të laboratorëve. Pse nuk e përmend kurrë? Mos vallë një pjesë të këtyre parave kanë hyrë në shtëpinë e saj?/ Prapaskena

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • '"~`¡: 06/02/2024 21:45

    Shehaj-Meta duhen falenderu se kan luftu korrupsionin pa dijenin e Monikes ne krevat dopio.Ato te LSI dhe LRI nuk i xen gjumi to menu si e sì per ne Shqiptart qe te na rritet mirqenia e te ham me lug florini.

    Përgjigju
  • Belo brisi: 06/02/2024 18:58

    Kurvat skane fund as gjini as krahine, Si kto jane njerez pa karakter e moral Qe per lek e pushtet shesin trupin nenen motren, Vellane nene e babe Jo me nuk po shitkan njerezit qe si kane ne liste!

    Përgjigju
  • Eri: 06/02/2024 16:11

    Kko me PD? Ska mundesi. Po kjo nuk la njeri pa hequr nga puna si gjoja me PD...o zot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?