Vettingu/ Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €, KPA rikthen 'në sitë' gjyqtarin Edmond Islamaj

16 Nëntor 2018, 09:08| Përditesimi: 16 Nëntor 2018, 21:47

  • Share

Pasuria e gjyqtarit të Lartë Edmond Islamaj do të  kalojë përsëri në sitën e vetingut,  nga e para paçka se ai pak muaj më parë u certifikua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas ankimit të bërë nga komisioneri publik dhe dy seancave maratonë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranoj pjesërisht ankimin e komisionerit duke rihetuar pasurinë për gjyqtarin Islamaj, bashkëjetuesen dhe babain. Rihetimi pasurisë për gjyqtarin sipas KPA-s do të nisë me truallin prej 1000 m2 në plazhin e Karpenit në Kavajë,  për të cilin gjyqtari në deklarimin e pasurisë e ka vendosur atë me një çmim prej 1000 euro me kontratë të blerë në vitin 2015.

Për këtë pronë KPA kërkoi të hetohet se si sipërfaqja është kthyer nga pronë shtetërore tek një individ privat i cili më pas në 2015 ja ka shitur z. Islamaj për 1 euro m2. Po ashtu do të hetohet edhe pretendimi i gjyqtarit për të ardhura në vlerën e 700 mijë lekëve të krijuara nga shitja e dy automjeteve që ai ka patur më parë në përdorim si Opel Corsa dhe një Mercedez Benz. Kolegji i posaçëm i apelimit vendosi të hetojë edhe tre prona të cilat disponohen nga bashkëjetuesja e gjyqtarit Edmons Islamaj, Sonila Toska.

Edmond Islamaj
 

KPA kërkoi të dhëna për mënyrën se si janë përfituar dhe nëse në momentin e rivlersimit të këtyre pasurie znj.Toska, ka paguar apo jo penalitetet fiskale për rivlerësimin e  një apartament, dyqan dhe një garazh të ndodhura në Durrës në Rr. Josif Pambuku. Hetim do të kryhet edhe për mundësitë financiare që babai i ndjerë i Islamajt ka pasur kur ai ishte gjallë pasi rezulton se ai i ka dhuruar gjyqtarit disa pasuri duke ja lënë fëmijëve të gjyqtarit. Pas seancës gjyqtari Islamaj i cili ishte i pranishëm refuzoi të jap një koment nëse do ri-sillte prova për pretendimet e tij. Më herët komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e gjyqtarit pasi pasuria e tij nuk ishte hetuar në mënyrë korrekte nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Pas pranimit pjesërisht të ankimit të komisionerit publik për të rihetuar pasurinë së pari e më pas të jap një vendim, kolegji la datën 11 dhjetor për të zhvilluar seancën ku do të vendoset nëse Islamaj do të jetë apo jo më pjesë e gjyqësorit. Islamaj është pjesë e sistemit të drejtësisë nga viti 1992 ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si në Durrës, Sarandë, Tiranë, Krujë, Kavajë, e deri në gjykatën e lartë ndërsa është kandidat për tu bërë gjyqtarë kushtetues.

Diskutimet në sallë:
Trupa gjyqësore:
Islamaj jeni shprehur se keni një listë për udhëtimet jashtë shtetit tek të afërmit tuaj. Ku është kjo listë?
Islamaj: Ju kërkoj ndjesë se e kam harruar dhe mund t’jua gjej për t’jua dhënë.
Trupa gjyqësore: Islamaj çfarë qëndrimi keni për kërkesën e Komisionerit Publik?
Islamaj: Komisionerit duhet të shprehet nëse vlejnë aktet që ai ka dorëzuar dhe pastaj gjykata të shprehet.
Trupa gjyqësore: Keni kontestim për procesin e hetimit dhe provat?
Islamaj: Jo nuk kam konstetim, por Komisioneri duhet të shprehet për faktet.Ina Rama: Komisioneri Publik paraqiti parashtrime, ku janë edhe mbledhja e provave. Jeni njohur me këto kërkime?
Islamaj: Po, jam njohur. Por nuk mund të mblidhni prova të reja, pasi nuk e parashikon ligji. Nuk mund të bëhen kërkime të reja. KPA nuk ka karakterin e KPK dhe s'mund të mbledhë prova të reja.

Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij, ndërsa komisioneri publik Florjon Ballhysa ka ngritur pyetjet sesi u kthye toka shtetërore e blerë nga Islamaj, në tokën e këtij të fundit dhe se si ai kishte arritur të blinte një tokë me një çmim 25 herë më të ulët nga tregu. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?