Rusi Igor Kokunov duke hyrë në gjykatën e Shkodrës, 24 tetor 2023

Shkodër/ Bosi rus i krimit del para gjykatës, Kokunov kërkon azil në Shqipëri! Shtyhet seanca për ekstradimin e tij (VIDEO)

24 Tetor 2023, 14:56| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 12:38

  • Share

SHKODËR- I cilësuar bosi rus i krimit, Igor Kokunov u paraqit në gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie. Seanca për ekstradimin e tij zgjati 3 orë dhe në përfundim gjykata nuk doli me një vendim, pasi Kokunov kërkon azil në Shqipëri.

Avokati Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministrisë i drejtësisë rus dhe kjo bie ndesh me te konventën ndërkombëtare.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 nëntor në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës, ndërsa i shumëkërkuari rus u shoqërua nga dhjetëra forca policie në burgun e Reçit, ku po qëndron prej 28 gushtit. Ai u arrestua në piken kufitare te Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje ne Rusi ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale ne Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund te ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie nga policia e Shkodrës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 24/10/2023 17:52

    Vllau i kryekriminelit kryeminister , Tani i jap edhe azil së bashku edhe pasaporten e art…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?