Gjendet makina e Eljon Hatos! RENEA e Operacionalja ‘blindojnë’ Saukun, në kërkim të mikut të Ervis Martinajt (VIDEO)

15 Mars, 19:34| Përditesimi: 15 Mars, 22:33

  • Share

TIRANË - Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.  Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se pasi është gjendur makina e tij në atë zonë, policie është vënë në ndjekje të Eljon Hatos.

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, policia nuk arriti të gjente Haton dhe po kreh zonën. Për kapjen e të riut janë mobilizuar forcat RENEA dhe Operacionalja, të cilët po "krehin" Saukun dhe zonat ky dyshohet se mund të gjendet Hato.

Në janar të këtij viti, një superaksion u zhvillua në banesën e tij në Shkodër, ku dyshohej se fshihen Eljon Hatos, por policia nuk arriti ta kapte. Në aksion morën pjesë mbi 50 forca policore, të FNSH dhe të RENEA të cilët kaluan mbi murin rrethues dhe prenë telat me gjemba, duke vrarë njërin qen të shtëpisë, e plagosur tjetrin.

Kush është Eljon Hato?

Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol", ku u vra vra truproja i Martinajt, Fabian Gaxha.

Më herët në 12 maj të vitit 2014, Hato, atëkohë 24 vjeç nën efektin e alkoolit u akuzua për vrasjen e Indrit Yllit gjatë një sherri banal në Zus të Shkodrës. Një vit më vonë kur ai ndodhej  në burgun e Shën-Kollit, Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli, si hakmarrje për një shok që ishte plagosur nga djali i Terollit. Patur parasysh një profil të tillë criminal, forcat e policisë ishin organizuar fuqishëm.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?