SHKODËR- Gjykata e shkallës së parë në Shkodër, pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në kryeqendrën e veriut ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku siç shihet në videon që gazetari i Repor Tv, Ergys Kavaja sjell, hyrja është "blinduar" me policë të "armatosur gjer në dhëmbë" dhe me maska.
Kështu gjykata vendosi "arrest me burg" për Ilir Bajrin, Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin, Sirjan Aliajn dhe Emrah Plaku. Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Jonida Murati, "detyrim paraqitje" për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj. (Lexo ketu të gjitha akuzat dhe të arrestuarit për grupin Bajri).
Më herët Report Tv zbardhi shpalljen e moskopetencës për dosjen penale që flet për anëtarët e familjes Bajri në Shkodër, për të cilët në 31 janar 2020 dy prokurorët e SPAK-ut, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, vendosën të transferojnë dosjen penale për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Shkodrës. Argumenti që dy prokurorët kanë përdorur në marrjen e këtij vendimi moskompetence është se në asnjë rast personat e dyshuar nuk i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me më shumë se dy persona. Ky është një element formal dhe thelbësor, thonë prokurorët, për ekzistencën e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal”.
Në vendimin prej 15 faqe të shpalljes së moskompetencës lëndore thuhet se: "për personat nën hetim Behar Brajoviç (Bajri), Enver Bajri, Safet Rustemi ose Ilir Rustemi (Bajri) Asmer Bilali, pavarësisht se hetohen për kryerjen e më shumë se një vepër penale, në asnjë rast nuk i kanë kryer veprat penale të bashkëpunimit, me më shumë se dy persona, element formal por dhe thelbësor për ekzistencën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte ata duhen të hetohen për veprat respektive, port ë kryera në formën e bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të organizuar".
Keta jan boba edhe pak dite edhe I ke tan jashte
Përgjigju