Një vit pas themelimit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të fuqizojë kapacitetet, duke shtuar numrin e prokurorëve, për të përballuar volumin e madh të dosjeve të krimit dhe korrupsionit. Që në muajt e parë të vitit 2021, SPAK do të ketë 20 prokurorë nga 13 që ka aktualisht. Propozimi për shtimin e numrit të anëtarëve të SPAK është bërë nga drejtuesi i Arben Kraja, i cili ka kërkuar edhe një opinion paraprak nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministri e Financave dhe Ministria e Drejtësisë. Këto institucione kanë mbështetur kërkesën e kreu të SPAK për shtimin e organikës.
Në bazë të këtyre opinioneve, kreu i SPAK, Arben Kraja, do t’i drejtohet Kuvendit, për miratimin e shtimit të numrit të prokurorëve. Vendimi do të jetë formal, pasi Kuvendi, në buxhetin e miratuar për SPAK për vitin 2021, ka përcaktuar fondin për prokurorët shtesë të strukturës kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. SPAK ka nisur punën në 12 dhjetor 2012 dhe sipas ligjit duhet të përbëhet nga 15 prokurorë, por sot kjo strukturë ka vetëm 13 prokurorë. Për dy prokurorë nuk ka përfunduar ende procedura e emërimit, pasi janë në proces Vetingu. Me lëvizjen e fundit, SPAK do t’i shtohen edhe 7 prokurorë, pesë të rinj dhe dy që janë në proces rekrutimi.
Ndërkaq, ka edhe një propozim tjetër, për t’i hequr nga kompetenca SPAK korrupsionin në nivelet e ulëta, siç janë disa raste të korruptimit të policëve rrugorë me 500 lekë. Propozimi është bërë nga vetë SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe faktorët ndërkombëtar, të cilët kukojnë nga Kuvendi që të ndërhyjë në ligj. Nëse Kuvendi do ndryshojë ligjin, kjo do të sillte një ule të madhe të ngarkesës së SPAK, për t’u fokusuar vetëm tek korrupsioni dhe krimi në nivele të larta.
SPAK jo vetëm që duhet të rrisë numrin e prokurorëve. Ajo gjithashtu duhet të zgjerojë burimin e saj të informacionit nga publiku (anonim) për të sqaruar disa krime të rëndësishme 20 vitet e fundit. Krime të tilla si Florian Vila, Edmond Malollari dhe Artan Santo duhet të sqarohen. Familjet dhe fëmijët e tyre duhet të arrijnë paqen!
Përgjigju