Foto ilustruese

Blinin kartëmonedha false në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim, pranga 5 adoleshentëve në Tiranë

4 Prill 2022, 13:45| Përditesimi: 4 Prill 2022, 13:50

  • Share

5 adoleshentë janë vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim duke i përdorur nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës. 

Në kuadër të operacionit të koduar "Money Scam”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  - E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Mashtrimi".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?