Antony Blinken dhe Hakan Fidan

Bota

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

28 Dhjetor, 20:51| Përditesimi: 28 Dhjetor, 20:54

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, theksoi nevojën për të mbështetur një proces politik të drejtuar nga Siria në atë vend që "mbron të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese", sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit.

Zoti Blinken dhe zoti Fidan diskutuan gjithashtu mbi nevojën për të parandaluar kërcënimin e terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke tha se gjatë telefonatës dy kryediplomatët diskutuan mbi nevojën për të vepruar në bashkëpunim me administratën e re siriane, për të siguruar një tranzicion të rregullt.

Ministri Fidan i tha Sekretarit Blinken se Ankaraja nuk do të lejojë milicinë kurde YPG të strehohet në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?