Blinken në Tiranë, Babaramo për Report Tv: Qëllimi të japë mesazhe për gjithë rajonin, mbështetje edhe për drejtësinë

15 Shkurt, 14:03| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:10

  • Share

Për herë të parë në Tiranë ka mbërritur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Gazetari Ilir Babaramo tha në Report Tv se qëllimi i kësaj vizite është të japë mesazhe dhe qëndrimin e SHBA-së për të gjithë rajonin, në një kohë kur edhe Rusia synon që të nxisë vatra të reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi i ardhjes së tij në Tiranë është për të dhënë mesazhe për të gjithë rajonin. Ai nuk vjen as për axhendën e brendshme politike të Shqipërisë ka zgjedhur Tiranën për të përçuar mesazhe për gjithë rajonin. Vizita vjen në kuadër të konferencës që mbahet çdo vit Munih, konferencës së sigurisë.

Synimi i Putin është të krijojë një front, e ka parë që vatrat e reja të tensionit priten të jenë në Ballkan. Gjithë presin me kërshëri se ca do bëjnë shqiptarët dhe aleatët në Ballkan. Presim ta dëgjojmë nga sekretari Blinken”, tha Babaramo.

Babaramo pati edhe një koment sa i takon reformës në drejtësi, duke thënë se padyshim që SHBA do tregojë mbështetjen për drejtuesit e saj, pasi ka investuar për reformën. Por gjithsesi, Babaramo thekson se sekretari amerikan i Shtetit vjen për çështje rajonale dhe jo për t’u bërë palë me politikën e ditës.

“Mbështetje e qartë. SHBA kanë investuar fonde energji prestigj, mbështetje tek reforma në drejtësi. Për këtë arsye vijnë për të konfirmuar mbështetjen për drejtuesit e rinj të drejtësisë shqiptare. Kjo është pjesë përbërëse, anësore, pse jo edhe dytësore. Blinken vjen për gjëra rajonale, për të përcaktuar mesazhe rajonale. Nuk vjen për tu bërë palë me politikën e ditës. Qëndrime ka pasur me një firmë, shpalli Berishën non grata dhe kaq. Nuk mund të merrte avionin për të ardhur për tu bërë me njërin kundër tjetrin”, tha Babaramo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?