Foto: Anthony Blinken
Ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, ka folur në lidhje me njohjen e shtetit palestinez.
Në një artikull të shkruar për Wall Street Journal, Blinken argumentoi se "ky veprim është larg realitetit dhe tani nuk është koha: përparësia është të parandalohet uria në Gaza, të shpëtohen pengjet dhe të përfundojë lufta në Gaza".
“Njohja duhet të bazohet gjithashtu në kushte. Ndërsa palestinezët kanë të drejtë për vetëvendosje, me këtë të drejtë vijnë edhe përgjegjësitë. Askush nuk duhet të presë që Izraeli të pranojë një shtet palestinez që udhëhiqet nga Hamasi ose terroristë të tjerë, që është i militarizuar ose ka milici të armatosura të pavarura, që është në linjë me Iranin ose të tjerë që hedhin poshtë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, që edukon dhe predikon urrejtje ndaj hebrenjve ose Izraelit, ose që, i pareformuar, bëhet një shtet i dështuar.
“Adresimi i këtyre kushteve gjatë tre viteve të ardhshme - një afat kohor i arsyeshëm - mund t’i tregojë Izraelit dhe botës se një Palestinë e pavarur do të përqendrohet në ndërtimin e një shteti, jo në shkatërrimin e Izraelit”, shprehet Blinken.
Lajmi kryesor:
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 12 të vdekur! OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes
Xh.K/ReportTv.al