Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken dhe koordinatorja e Kombeve të Bashkuara, Sigrid Kaag

Blinken takohet me koordinatoren e OKB-së, bisedime për ndihmë në Gaza

28 Qershor, 21:20| Përditesimi: 28 Qershor, 21:28

  • Share

Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken u takua në Uashington me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare dhe rindërtimin në Gaza, Sigrid Kaag.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. 

Sekretari Blinken dhe koordinatori Kaag zhvilluan diskutime mbi nevojën për të vazhduar rritjen e ndihmës humanitare për Gazën, por edhe punën e vazhdueshme për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë që kanë penguar dhënien e ndihmës brenda Rripit', sipas La Repubblica.

Zëdhënësi Miller tha se, Blinken përsëriti se është thelbësore të garantohet mbrojtja efektive e punonjësve humanitar dhe të arrihet një marrëveshje armëpushimi që garanton lirimin e pengjeve dhe kontribuon në zbutjen e vuajtjeve të civilëve në Gaza. 

Për më tepër, ai konfirmoi besimin e tij të vazhdueshëm te Koordinatorja Kaag dhe mbështetjen e fortë të SHBA për mandatin e saj.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?