Antony Blinken

Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah

2 Korrik, 09:16| Përditesimi: 2 Korrik, 09:21

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste të hënën e 1 korrikut në Institutin Brookings, Ushaington është shprehur se SHBA-të janë të vendosura për të parandaluar konfliktin ushtarak midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbollahut me bazë në Libanin jugor.

Ndërsa demonstruesit pro-palestinezë bërtisnin jashtë sallës Blinken tha se:

"Unë nuk besoj se Hezbollahu në të vërtetë dëshiron luftë. Izraeli nuk dëshiron luftë, megjithëse mund të jetë i përgatitur të përfshihet në një të tillë nëse është e nevojshme. Libani sigurisht që nuk dëshiron një luftë, sepse do të ishte viktima kryesore në një luftë të tillë", shtoi ai. “Po ashtu nuk besoj se Irani dëshiron luftë sepse nuk do që Hezbollahu të shkatërrohet dhe sepse mund të synojë ta mbajë Hezbollahun si ‘kartë’ nëse do i nevojitet”.

Më tej ai bëri thirrje përsëri për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe nënvizoi nevojën për një plan të mirëpërgatitur për Gazën pas luftës.

“Kur konflikti të përfundojë duhet të ketë plane të qarta dhe të arritshme për qeverisjen në Gazë, për sigurinë e saj dhe natyrisht për të ndihmuar njerëzit që të rindërtojnë jetët e tyre, të cilat janë shkatërruar”, shtoi ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?