Prej dy ditësh një grup pedagogësh me Jamarbër Malltezin në krye kanë protestuar në Universitetin Bujqësor duke akuzuar se brenda kampusit kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re publike nga bashkia e Tiranës duke e kundërshtuar. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Report Tv mëson se shkolla nuk po ndërtohet brenda kampusit, por në një tjetër hapësirë përballë Universitetit, që nuk ka asnjë lidhje me të. Në vitin 2005 kësaj prone, që Report Tv ka siguruar edhe planimetrinë dhe projektin e shkollës i dolën pronarët, të cilët fituan të drejtën. Në vitin 2008 me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave pronarët e truallit janë dëmshpërblyer duke ia kaluar bashkisë së Tiranës truallin.
Bashkia projektoi ndërtimin e një shkolle në këtë truall, tashmë të shpronësuar, por një grup pedagogësh e kundërshtojnë. Ata thonë se kanë qenë më përpara me pronarët e truallit në negociata për ta marrë tokën me qëllim ndërtimin e një godinë në funksion të Universitetit Bujqësor. Megjithatë, e vërteta është që shkolla nuk prek aspak pjesën e kampusit, pasi është në krahun tjetër të rrugës dhe trualli është shpronësuar që në vitin 2008 duke ia kaluar bashkisë, e cila ka planifikuar ndërtimin e një shkolle të re. Gjithesesi protesta e opozites, edhe kete here, kundershton interesat e komunitetit. Pas protestave per kende lodrash per femije, protesta kunder ndertimit te nje shkolle, eshte unikale ne glob.
Nuk ka lidhje se meqe eshte matane rruge nuk eshte pjese e ubt. Ajo eshte pjese e ubt dhe ne vitin 2015 ka ardhur ministri i mjedisit per mbjelljen e pemeve ne kuader te nje projekti per shnderrimit e hapesires ne kopsht botanik. Me pas u miratua si pjese e master planit te ubt per tu ndertuar nje godine ne funksion te universitetit ne vitin 2016. Shpronsimi eshte bere ne 2018
PërgjigjuHarrun kto deri dje kishin dhene leje per bar kafe diamond (3 kate ndertim) brenda rrethimit te shkolles , madje i bene rrugen te shkoje direkt nga dera fakultetit ekonomik direkt te diamondi , ku dhe personat qe jan sot ne proteste pinin kafe gjithe diten dhe prisnin zarfet e studenteve , nder zorraxhinjt me te medhej qe ka UBT-ja dhe PD-ja .
PërgjigjuPD-ja po vepron sipas proverbit popullor qe ujku mjegull do.
Përgjigju