Belsh

Sociale

Bllokim i përkohshëm qarkullimi në Belsh, zhvillohet ‘Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025’, policia publikon orarin e kufizimeve

19 Qershor, 17:36| Përditesimi: 19 Qershor, 17:41

  • Share

Ditën e nesërme në qytetin e Belshit do të zhvillohet aktiviteti sportiv ‘Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025’, një ngjarje çiklistike me rëndësi kombëtare.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të përkohshme kufizuese të qarkullimit të mjeteve.

Sipas Policisë së Elbasanit do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në disa akse të rëndësishme në zonën e Belshit. Kufizimet do të aplikohen në këto itinerare, sipas kategorive:

Kategoria Junior – 97.6 km: Belsh -Grekan - Dragot Dumre - Kodra e Lulit

Kategoria U23/Elite – 146.4 km: Belsh -Grekan -Deshiran - Dumre – Kodra e Lulit

Kategoria Kadet – 73.2 km: Belsh -Grekan - Deshisoran - Dumre - Kodra e Lulit

Njoftimi i policisë

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”, datë 20.06.2025. 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.

Në këtë kuadër, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, më datë 20.06.2025, në itineraret si më poshtë:

Kategoria Junior 97.6 km, Itinerari Belsh-Grekan-Dragot Dumre-Kodra e Lulit.

Kategoria U23/Elite, 146.4 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran- Dumre-Kodra e Lulit

➡️Kategoria Kadet, 73.2 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit.

DVP Elbasan kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. 

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin!

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?