Andon Thanasi

Bllokimi i 500 mijë eurove në portin e Durrësit, prokuroria nis letërporosi në Itali

27 Korrik 2020, 20:31| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 20:36

  • Share

Sekuestrimi i 498.850 euro në portin e Durrësit dhe më pas arrestimi i drejtuesit të kamionit Andon Thanasi, ka bërë që prokuroria e Durrësit, ti drejtohet me një letër-porosi autoriteteve italiane. Prokuroria, kërkon nga homologën e saj italianë, që ti ofrojnë informacion, për sa i përket intenerarit që ka përshkuar kamioni ku u gjet sasia e eurove në portin e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit njëherësh nëpërmjet kësaj letër-porosie kërkon të njihet me informacion edhe për vendet se ku ka qëndruar shoferi i kamionit Andon Thanasi, dhe personat me të cilët është takuar.

Vetë shoferi i kamionit Andon Thanasi, nuk ka pranuar deri në këtë fazë të hetimit për të folur,duke treguar se do fliste në një moment të dytë dhe jo tani. Sasia e lekëve, rreth 500 mijë euro u sekuestruan të shtunën më 13 qershor 2020 në portin e Durrësit, në një kamion tip “Renault” që kishte ardhur me traget nga Bari.

Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U. Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.

Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë, për të cilat, referuar dëshmisë së parë të 54-vjeçarit ai tha se nuk ka asnjë lidhje me paratë, është thjesht shoferi i kamionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?