Sport

Bllokimi i aeroportit, kombëtarja e futsallës nuk udhëton dot drejt Ukrainës! Humbet ndeshjen

8 Prill 2021, 12:15| Përditesimi: 8 Prill 2021, 13:41

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futsallit nuk ka mundur sot të udhëtojë drejt Ukrainës ku duhet të zhvillojë ndeshjen e fundit për eliminatoret e Europianit. Shkak për këtë është bërë bllokimi i fluturimeve të aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Për këtë situatë federate shqiptare e futbollit ka vënë në dijeni edhe UEFA-n, ndërsa konkretisht në njëftimin e saj thuhet:

“Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.”

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?