Rithemelimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare duke iu referuar rastit më të fundit të kapjes së anijes që transportonte 22.500 tonë naftë në portin e Durrësit.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se kapja e kësaj anije nuk mund të konsiderohet punë e mirë e policisë pasi dhjetëra anije të tjera lejohen të vazhdojnë shkarkimin.
Ajo tha se kryeministri, Rama ndryshe nga sa shfaqes si mbështetës i perëndimit, lejonte naftën ruse në portet e vendit tonë.
“Kapja e kësaj anijeje nuk mund të duartrokitet si punë e mirë e organeve ligjzbatuese, sepse siç dëshmojnë raportet mediatike dhe konfidenciale, për çdo anije të kapur disa dhjetëra lejohen të vazhdojnë shkarkimin. Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian.
Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike. Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira”-tha Garo mes të tjerash.
Sipas saj, hapja e portit të Durrësit dhe Adriatikut që Moska e ka ëndërr shekullore, është një tradhëti e dyfishtë kombëtare që i bëhet vendit.
Në 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë "Grace Felix" me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën.
Me nje ndryshim jo te vogel. Qe Rama i kap, ndersa Saliu ishte vete ai qe e bente kontrabanden. Furnizuat per 5 vjet makinen vrasese te Sllobodanit ne Jugosllavi. Mos kujtoni se harrohen keto dhe shume gjema te tjera qe i ka bere PD me ne krye Saliun kombit shqiptar.
PërgjigjuWow.... Kjo dhe PDja kane ik per lesh... Keta me te vertete jane personazhe komedie Hajde votohi keta....
PërgjigjuHaaahaaa sa e forte kjo!!!
PërgjigjuHarruat ju budallenjte e pd(parti e debilave)se ne kohen e luftes ne kosove jepnit nafte te serbi,dhe tjetra eshte se Rama eshte shume here me i paster nga llumi juaj.Vetem kur te lodhet Rama si kryeminister atehere do fitoni zgjedhjet.Ju jeni nje grup analfabetesh,injorantesh.
Përgjigju