Një ndër shërbimet të cilat u mbyllën për shkak të situatës së koronavirusit është edhe shërbimi stomatologjik. Kjo po sjell mjaft probleme tek qytetarët në rrethe që kanë nevoja emergjente për këtë shërbim.
Për shkak të kufizimit të lëvizjeve shumë prej tyre e kanë të pamundur udhetimin drejt Tiranës ku është përcaktuar trajtimi i rasteve emergjente.Bllokimi i punës në shërbimin stomatologjik si shkak i pandemisë COVID-19, po sjell mjaft probleme tek qytetarët në rrethe që kanë nevoja emergjente për këtë shërbim.
Për shkak të kufizimit të lëvizjeve shumë prej tyre e kanë të pamundur udhetimin drejt Tiranës ku është përcaktuar trajtimi i rasteve emergjente. Presidenti i Urdhërit të Stomatologut për rajonin e Lezhës dhe Dibres, Mhill Ndreu kërkon që përmes një protokolli të veçantë sigurie rastet emergjente të trajtohen në një vend të posaçëm në spitalet rajonale.
"Në spitalet rajonale duhet që të gjejnë një mënyrë sipas protokollit të ketë një staf që të përballojë rastet urgjente", tha Mhill Ndreu President i Urdhërit të Stomatologut rajoni Lezhë-Dibër.
Ndreu thotë se kërkesat e stomatolegëve për organizimin e punës në të ardhmen do t'i paraqiten Ministrisë së Shëndetësisë.
"Jemi në konsultim me ministrinë që t'i bëjmë të ditur kërkesat e stomatologëve në mënyrë që të organizojmë punën sesi do të vijojmë më pas, si për qytetarët të cilët kanë nevojë për këtë shërbim edhe për dentistët që të vijojnë punën e tyre", tha Mhill Ndreu President i Urdhërit të Stomatologut rajoni Lezhë-Dibër
Në rajonin e Lezhës dhe Dibrës ushtrojnë funksionin 130 mjekë stomatolog të cilët e kanë ndëprerë punën prej më shumë se 40 ditësh. Krahas mungesës së shërbimit për qytetarët, kjo situatë po sjell dhe pasoja ekonimike për stomatologët.