Sociale

Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!

16 Shkurt, 15:36| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:46

  • Share

Pukë- Aleksandër Marku vendosi të rikthehej nga emigrimi dhe të ndërtonte një bujtinë në vendlindje, i nxitur nga subvencionet që ofronte AZHBR përmes fondeve të IPARD. 

Bllokimi i fondeve 6 muaj më parë, e la në zhgënjim e borxhe. 

Marku, me profesion farmacist, tregon se si projekti i nisur me shumë dëshirë në fshatin Gojan të Pukës, tashmë i ka krijuar në serë vështirësish. Sipas marrëveshjes, 65 % e punimeve do t’i mbulonte projekti i AZHBR, ndërsa 45 për qind të punimeve duhet t’i kryente me të ardhurat personale.

"Në vitin 2022 kemi lidhur kontratën me AZHBR-në. 65% ka qenë kontrata se do na e bënte shteti, BE dhe 35% me fondet tona. Kemi lidhur kontratën, na kanë dhënë 20% në fillim, kemi filluar punimet dhe ecëm vetë", thotë pronari i bujtinës në Gojan.

Pas bllokimit të fondeve ai ka hyrë kredi dhe sot gjendet në vështirësi për të paguar këstet në bankë. 

"Ishin mbyllur fondet që në korrik 2023 dhe na thanë që vazhdoni me dokumentacionet, kemi vazhduar vetë, presim ishalla na zhbllokohen fondet dhe ndonjë gjë kshu, se pastaj për bankat jemi zhyt plotësisht, por të ecim me punimet dhe mbase na zhbllokohet fondi e ta mbyllim sa më shpejt se... 10% të punimeve kanë mbetur tani. Kemi mbaruar 90% të punimeve dhe po të mos ishin bllokuar fondet do kishim të paktën 6 muaj që do e kishim hapur, kurse tani kemi mbetur kështu”, shpjefon ai.

Aleksandër Marku tregon se po të kishte shkuar çdo gjë sipas kontratës së nënshkruar, bujtina e tij në fshatin Gojan të Pukës do ishte hapur prej 6 muajsh, por si duket do t’i duhet dhe disa kohë për ta bërë ëndrrën realitet. 

“Nga 32 kontrata vetëm 2-3 mund të jenë, të tjerat janë të pamunduara", shpjegon më tej fermeri.

Si Aleksandri mësohet të jenë dhe 32 persona të tjerë, të cilët u nxitën për të investuar në fushën e turizmit, por pas bllokimit të fondeve IPA, investimet mbeten pa zhvilluar.

Në qershor të vitit 2024, Bashkimi Europian vendosi bllokimin e fondeve të IPARD pasi zbuloi se 33 milionë euro të parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare, janë keqpërdorur. Kësisoj, BE bllokoi paketën e radhës 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/02/2025 00:56

    Si ka thene Rama dikur per fondet e IPARD-it,qe bujqesia nuk ndahet me me parcela partie?! Me parcela partie ndoshta nuk ndahet,por me parcela oligarkesh,miqsh e qokash ndahet me mire,prandaj dhe u bllokua IPARD-i.Le te shpresojme qe fondet do te zhbllokohen e ndoshta do ju ndihmoje dhe /paketa e maleve/,apo dhe nga ajo do perfitojne /miqte e shoket/,aq me teper qe ate nuk e kontrollon BE,por vetem KLSH!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?