Selia e PD

Politikë

Bllokimi i fondeve të IPARD për bujqësinë, PD: Qeveria s’ka treguar përkushtim serioz në luftën kundër korrupsionit

30 Korrik, 18:07| Përditesimi: 30 Korrik, 18:10

  • Share

Edhe pse po bëhen 2 vite nga bllokimi i fondeve të IPARD për bujqësinë ende qeveria nuk i ka përmbushur 'detyrat' në mënyrë që Brukseli të zhbllokojë mbështetjen përmes IPARD III.

Një zyrtar i Komisioni Evropian i tha ekskluzivisht Report TV se nëse Shqipëria nuk merr seriozisht mbrojtjen e fondeve të taksapaguesve të BE, financimi për bujqësinë nuk do të hapet.

Për këtë lajm pati një reagim edhe nga Partia Demokratike ditën e sotme, përmes Klevis Balliut, i cili tha se arsyeja përse BE ka bllokuar fondet IPARD për Shqipërinë është se qeveria nuk ka treguar asnjë përkushtim serioz në luftën kundër korrupsionit.

“Bashkimi Europian refuzon fondet IPARD për Shqipërinë për shkak të korrupsionit qeveritar, një dështim që mban emrin e Edi Ramës. Pas hetimeve dhe raportimeve zyrtare, u vërtetua që këto fonde ishte shpërdoruar nga Edi Rama në bashkëpunim me ministren e atëhershme të Bujqësisë, Frida Krifca. Si pasojë, Bashkimi Europian vendosi bllokimin e fondve IPARD për Shqipërinë. Sot pas 5 vitesh, BE jep të njëjtën përgjigje, sepse qeveria nuk ka treguar asnjë përkushtim serioz në luftën kundër korrupsionit. E vërteta është që në Shqipëri korrupsioni është kthyer në aleat të qeverisë, ndërsa krimi është bërë pjesë e pushtetit. Të vetmit armik që kjo qeveri lufton, janë qytetarët e ndershëm shqiptarë”,- tha Balliu nga selia e PD.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?