Pamjet satelitore mbi Detin e Kuq

Bota

Bllokimi i Kanalit të Suezit krijon trafik, pamjet satelitore tregojnë 200 anije në pritje për të kaluar (FOTO)

26 Mars 2021, 10:32| Përditesimi: 26 Mars 2021, 10:45

  • Share

Pamjet satelitore, të marra mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar shkallën e trafikut të anijeve të krijuara pas ngecjes së një anije të madhe në Kanalin e Suezit.

Rreth 200 anije janë tashme në pritje që të zhbllokohet rruga, pasi anija Ever Givrn, një anije kontejnerësh ngeci, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e fortë.

Nga pamjet satelitore shihet edhe anija Ever Given e cila ka ngecur në pozicion diagonal, dhe ndodhet aty që prej tre ditësh.

Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dy anët përmes kanalit.

Gërmuesit dhe një zhytës po përpiqen të gërmojnë në të dy skajet e anijes në mënyrë që ta zhvendosin atë duke lejuar anijet e tjera të kalojnë.

Sidoqoftë nuk është dhënë ende asnjë afat kohor se sa mund të zgjasë bllokimi, ndërsa është paralajmëruar se mund të zgjasë edhe me javë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?