Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat tha se ndalimi i tre kontrollorëve, Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, një ditë më parë është i paligjshëm, pasi ato kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme.
Kthupi tha se nuk ka pasur negociata midis kontrollorëve dhe AlbControl, por vetëm takime midis tyre, ku janë njoftuar se vendimi për pagat nuk ndryshon.
Më tej Kthupi tha se në gjyq do të kërkohet rrëzimin i akuzave, pasi ato kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit.
‘Ka pasur, takime, jo negociata me AlbControll. Negociata nënkupton mundësinë për të arritur diçka. Ka pasur vetëm informim dhe është thënë që ky është vendimi. Nuk e dimë se çfarë do të kërkojë prokuroria, ne do të kërkojmë rrëzimin e akuzave, sepse është një akuzë që është e ngritur për qëllime që janë të ndryshme nga ligji. Kontrollorët kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme për të shpallur paaftësinë për punën. Ligji nuk ka asnjë pengesë së kur mund tu lindë paaftësia për punë. Përderisa nuk ka asnjë pengesë ligjore është e lejuar. I kemi takuar të ndaluarit, janë në një gjendje të rëndë psikologjike, nuk mund të kuptojnë sepse të ndalohen për një të drejtë që ligji ua njeh. Deklarata e paaftësisë është individuale, çdo kontrollor ka firmosur.’- tha Kthupi
Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë.
Për situatën e krijuar por edhe për faktin se greva nga kontrollorët është e ndaluar me ligji policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.
Pooo të jeni të ngarkuar psikolligisht, mos e bëni këtë punë! Ka profesione të tjera sa të doni.!!!
Përgjigju4000$ ne muaj jane edhe po ti humbasesh do rendohet gjendja psikologjike
Përgjigju