Bllokimi i shqiptarëve në aeroport, reagon MEPJ: Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes për shqiptarët, me charter i kthyem mbrapsht

16 Gusht 2020, 08:55| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 08:58

  • Share

Një ditë pas moslejimit të shqiptarëve për të hyrë në Poloni ka reaguar Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme e cila sqaron se duke nisur nga data 15 gusht 2020 ky shtet ka vendosur regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë.

Si rrjedhojë, pas një bisede që kanë patur me ambasadën shqiptare në Poloni, autoritetet tona kanë bërë të mundur kthimin e shqiptarëve në atdhe sot herët në mëngjes.

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisheku: 16/08/2020 10:44

    Kjo situate per shqiptaret dhe qytetaret e vendeve tjera ne kohen e Pandemise eshte e njejte. Ndryshimi eshte se, ministrite dhe organet pergjegjese shqiptare, MPJ, Ambasadat dhe konsullatat po flejne gjume . Nuk eshte e nevojshme te kerkohet faji poshte e perpjete, INFORMACIONI duhet te vije nga keto organe ne K O H E dhe jo kur njerezit jane ne kufij apo neper aeroporte .....Bashkepunim me Mediat te cilat te informojne per situaten dhe jo portalet jo serioze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?