Bllokimi i Vermoshit e Lëpushës nga bora, prefektja e Shkodrës për Report TV: Problem rënia e ortekëve, sapo lirohet rruga, ato e bllokojnë sërish

29 Janar 2021, 19:15| Përditesimi: 29 Janar 2021, 19:23

  • Share

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka folur për situatën në veri të vendit ku Vermoshi, Kelmendi dhe Lëpusha vijojnë të jenë të bllokuar nga reshjet e dëborës por dhe rënia e shpeshtë e ortekëve. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Angoni tha se akset që lidhin me Vermoshin e Lëpushën janë të bllokuara ku trashësia e dëborës arrin deri në 2 metra.

Ajo shprehet se mjetet borëpastruese dhe fadromat punojnë pa ndërprerje por rënia e ortekëve bllokon sërish rrugën.  Prefektja e Shkodrës tha se problem tjetër mbetet edhe mungesa e energjisë në Vermosh për shkak të dëmtimit të shtyllave të energjisë elektrike nga ortekët.

"Në Kelmend vazhdojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës prej disa ditësh dhe e bëjnë të pamundur lëvizjen e automjeteve. Ortekët janë një tjetër shqetësim i madh, ku po punojnë borëpastruese dhe fadroma për të mbajtur hapur aksin që lidh me Tamarën, por në Vermosh e Lëpushë rruga është e pakalueshëm pasi trashësia e dëborës arrin deri në 2 metra. Rënie e ortekëve ka dëmtuar disa shtylla elektrike duke sjellë mungesë të energjisë, kryesisht në Vermosh. Lëpusha dhe Vermoshi momentalisht  janë të pakalueshme dhe mjetet po punojnë  24 orë për hapjen e  tyre. Rruga hapet por kur makinat kthehen kanë rënë sërish otekë që e kanë bllokuar atë sërish", tha Angoni.

Për mungesën e energjisë elektrike por edhe bllokimin e rrugëve në Vermosh e Lëpushë, një ditë më parë denoncuar në Report Tv edhe disa banorë ku thanë se gjatë një muaji dritat u kishin ardhur vetëm 3 ditë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?